Shtetet e Bashkuara kane pershendetur qeverine e Kosoves per menaxhimin e suksesshem te zgjedhjeve lokale te 15 nentorit.

Zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Ian Kelly ka deklaruar se zgjedhjet e lira perbejne nje gur per themelin e demokracise ne Kosove.

“Shtetet e Bashkuara pergezojne qeverine e Kosoves per administrimin me sukses te zgjedhjeve te para qe nga shpallja e pavaresise. Keto zgjedhje perbejne nje gur te rendesishem ne themelet e demokracise dhe ndertimit te nje shoqerie multietnike”, ka deklaruar Kelly.

Zedhenesi ka pershendetur edhe daljen ne zgjedhje te komunitetit serb dhe pakicave te tjera.

Top Channel