Sipas Ministrise shqiptare te Integrimit, pyetesori i Komisionit Europian mund te vije nga data 15 dhjetor dhe qeveria shqiptare, te pakten sipas thenieve te kryeministrit, duket se nuk do te humbase me kohe, duke i pergatitur pyetjet ne kohe rekord.
“Ne rast se komisioni do ta dorezoje ne mes te dhjetorit, autoritetet shqiptare do ta dorezojne ate ne fund te shkurtit. Ka ide se mund te ishte me gjate por jo…”, u shpreh kryeministri Berisha.
Ne mbledhjen e paralajmeruar te qeverise per kete ceshtje, si rrallendonjehere ne pjesen e hapur per mediat, e moren fjalen edhe anetare te tjere te kabinetit. Masat qe jane marre, i raportoi zv/ministrja e Integrimit.
“Pritet qe te jene rreth 2200 pyetje dhe sebashku me nenpyetjet shkojne ne 4500 pyetje te cilat do te vleresojne gatishmerine e Shqiperise per t’u anetaresuar ne BE. Ky eshte nje ushtrim i administrates shqiptare dhe per kete arsye administrata eshte parapergatitur. Grupet nderinstitucionale te punes lidhen nje me kriterin opolitik nje me kriterin ekonomik”, u shpreh zevendeministrja e Integrimit, Jorida Tabaku.
Bashkerendimi i procesit te pyetesorit do te behet nga nje strukture e posacme ne Ministrine e Integrimit e krijuar rishtas, Sekretariati Europian.
Ne rast se Shqiperia do te mund t’u pegjigjet pyetjeve per 2 muaj e gjysme, sic paralajmeroi kryeministri, ajo do te thyeje rekordin e Kroacise, e cila iu pergjigj pyetesorit per kater muaj. Maqedonise i eshte dashur ta beje kete per gati nje vit, kurse Mali i Zi, megjithese kane kaluar rreth 6 muaj nga marrja e pyetesorit, ende nuk i ka dorezuar pergjigjet e veta.
Ne kete menyre duket sikur mazhoranca do te hedhe tej akuzat e opozites se ky eshte nje proces i vonuar historik.
Top Channel