
Skema e perfitimit ekonomik do te pastrohet nga abuzuesit. Ata qe perfitojne pa te drejte do te largohen, nderkohe qe do te perfshihen ne kete skeme ata qe me te vertete e meritojne dhe ndodhen ne kushte te veshtira ekonomiko-sociale.
Ne menyre qe ndryshimi te nise ne vitin 2010, puna ka nisur kohe me pare. Veç deklaratave dhe projekteve, ministri i Punes, Spiro Ksera, ka thirrur dje ne nje takim specialistet per te diskutuar per pikat me te rendesishme qe do te sjellin permiresimin e kesaj skeme.
Rritja e mbeshtetjes per shtresat ne nevoje dhe perfshirja e kategorive te reja ne skemen e ndihmes ekonomike eshte ne qender te politikave te Shanseve te Barabarta.
Menyra se si do te zbatohet kjo ishte ne qender te bisedimeve te djeshme. Ne takim me specialistet ministri Ksera sqaroi se qellimi i kesaj mbledhje eshte bashkepunimi mes aktoreve dhe faktoreve qe kane propozime per kategorite e reja, menyrat dhe mjetet qe duhet te perdoren per nje skeme sa me te kontrolluar.
Top Channel