Maxhoranca thirrje opozites te kthehet ne kuvend

17/11/2009 15:10

Mazhoranca ka pershendetur vendimin e ministrave te Jashtem te vendeve te Bashkimit Europian, per te pranuar zyrtarisht aplikimin e Shqiperise per statusin  e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. 

Me kete rast ministri i Jashtem, Ilir Meta i ka bere thirrje opozites t’i rikthehet salles se kuvendit per t’u bere pjese e ketij procesi, qe sipas tij i perket te gjithe shqiptareve.

“Thirrjeve tona per nje dialog ne institucionin e parlamentit, nuk mund t’i pergjigjen per thirrje per revansh”, u shpreh Meta.

Sipas tij nje nder prioritet kryesore te qeverise do te jete lufta ndaj korrusionit dhe krimit te organizuar.

“Une e ftoj drejtesine, prokurorine te veproje pa asnje keqardhje, sepse duhet t’i japim fund injorimit te ligjit nga cilido”, u shpreh Meta.
 
Te njejten thirrje i kane drejtuar Partise Socialiste edhe dy eksponente te larte te Partise Demokratike. Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi e quajten kete nje moment historik ndaj te cilit opozita duhet te reagoje me pjekuri dhe fryme bashkepunimi dhe jo bojkoti.

“Parlamenti si institucion qe secili deputet ka me zgjedhesit e tij dhe ata nuk mund t’i ikin kesaj pergjegjesie”, u shpreh Topalli.

Shqiperia aplikoi ne 28 prill 2009. Nga momenti qe Komisioni do te dergoje pyetesorin qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqiptare, perllogariten afro 18 muaj deri ne publikimin e opinionit te Komisionit.

Teknikisht komisioni vlereson se i nevojiten 12 muaj, pas marrjes se pergjigjeve nga Tirana zyrtare qe te vleresoje nese Shqiperia eshte ose jo ne gjendje per te kaluar ne fazen tjeter te procesit integrues ne Bashkimin Europian.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta