Ish i derguari i OKB-se per statusin e Kosoves, Albert Rohan, i ka cilesuar zgjedhjet lokale ne Kosove si te drejta dhe demokratike, nderkohe qe sic tha, institucionet vendase i kane menaxhuar ato shume mire.
Ne nje interviste me BBC-ne, Rohan tha se zgjedhjet do te jene nje shenje e mire per Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, meqe sipas tij, ato tregojne se fati i Kosoves nuk eshte kaosi, militantizmi nderetnik apo fenomene te ngjashme me keto.
Ne kendveshtrimin e tij, pjesemarrja e serbeve te Kosoves ne zgjedhjet lokale, deshmon se ata kane filluar, sipas gjasave, ta pranojne se pavaresia e Kosoves eshte realitet qe nuk ndryshon dhe se plani “Ahtisaari”, u ofron atyre nje mundesi, pergjegjesi dhe te drejta me te medha.
Rohan e cilesoi te papranueshme thirrjen e Beogradit per mospjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje.
Fakti qe nje pjese e mire e tyre, ndonese jo shumica, por nje numer siqodofte i rendesishem vendosi te mos bojkotoje procesin, e ben, sipas tij me te lehte punen per vazhdimin e krijimit te ketyre komunave, qe eshte ne fund te fundit, ne interes te vete komunitetit serb.
Top Channel