ERE, raport ne Kuvend

17/11/2009 08:55

Zyrtarisht ERE raporton se kerkesa e OSSH-se eshte per rritje mesatare te energjise elektrike me rreth 44 per qind.

Por Enti Rregullator i Energjise sqaron se rritja mund te jete me e madhe, pasi per ndryshim te tarifes kane kerkuar edhe KESH-i e OST-ja deri ne 420 per qind.

Rreziku per shtrenjtim akoma me te madh te fatures se dritave paralajmerohet nga ERE, e cila ka paraqitur prane Kuvendit nje dokument permbledhes mbi situaten e krijuar me pronarin e ri te OSSH-se, qe ne thelb nuk duket edhe aq pozitive.

Komisioni parlamentar pergjegjes per sektorin energjetik eshte njohur dje me pretendimet e ERE-s dhe se shpejti do te therrase kreun Bujar Nepravishta per sqarime te metejshme.

Per situaten aktuale, Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes eshte shprehur se nuk mban pergjegjesi mbi negociatat per rritjen e tarifave te dritave, pasi e gjithe kompetenca eshte e ERE-s, e cila varet nga Kuvendi i Shqiperise.

Nderkaq, konflikti mes paleve mund te shkoje deri ne gjykate, pasi ERE ka rrezuar ankesen CEZ-it sa i takon nivelit te humbjeve, ku pretendohet 37.5 per qind.

Top Channel