Ekspertet: Te zvogelohet shkarkimi i gazrave serre

17/11/2009 20:15

Gjate 15 viteve te ardhshme vendi yne duhet te zvogeloje shkarkimin e gazrave serre me 48 %, pasi temperaturat mesatare po rriten dhe niveli i rreshjeve po ulet.

Megjithate specialistet e huaj raportojne se Shqiperia eshte nje vend qe mund te perfitoje nderkohe nga tregu i karboneve, pasi emetimet e gazit serre jane 4-5 here me te uleta se ne vendet e industrializuara. Por per te perfituar para, vendi yne duhet t’i permbahet disa rregullave te forta.

Konsulenti nderkombetar Sergo Jareguei thote ne raportin e tij per vendin tone se duhet te maksimizohet ne menyre konkuruese zhvillimi efektiv i potencialeve te Shqiperise ne CDM dhe ne financimin e karbonit, duke minimizuar kostot e transaksioneve dhe duke kontribuar ne zhvillimin e qendrueshem te vendit.

Shqiperia do te zere nje vend konkurues ne CDM dhe tregjet e ardhshme nisur nga cilesia e larte aktiviteteve te projektit shqiptar dhe standartet e larta te reduktimit te shkarkimeve te arritura nepermjet ketyre aktiviteteve. Promovimi i projekteve shqiptare do te bazhet ne besueshmerine e partnereve dhe cilesine e veprimeve.

Ky raport  i specialisteve nderkombetare vjen ne nje kohe kur ne Shqiperi ka nisur lulezimi i tregut te cimentove, apo ngritja e termocentraleve me qymyr. Matjet e nderkombetareve nuk kane marre parasysh emetimet e ketyre bizneseve qe ndotin rende mjedisin dhe qe bien ndesh me te gjitha rekomandimet e e ambientalisteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA