Buxheti 2010, miratohet nga Komisioni Ekonomise
17/11/2009 16:50
Komisoni i Ekonomise ka miratuar ne parim buxhetin e shtetit, duke i hapur rruge miratimit te tij ne kuvend ne seancen e te enjtes.
Sipas draftit te miratuar, shpenzimet totale te buxhetit per vitin e ardhshem do te jene 411 miliarde leke me nje rritje prej rreth 3 per qind krahasuar me nje vit me pare, ndersa te ardhurat pritet te shkojne ne 361 miliarde leke me nje rritje prej 11 per qind nga viti 2009.
Qeveria thote se permes ketij buxheti, do te rrise serish pagat dhe pensionet per vitin e ardhshem dhe do te alokoje me shume fonde per sektoret me prioritare te ekonomise.
Ndryshe nga vitet e tjera, kete here buxheti i shtetit pritet te kaloje ne kuvend pa debat, per shkak te mungeses se opozites
Top Channel