“Qeveria shqiptare eshte e gatshme te permbushe cdo kerkese te BE-se per te qene sa me pare pjese e saj”.
Keshtu eshte shprehur ne mbledhjen e qeverise kryeministri Sali Berisha pas pranimit te kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit.
“BE eshte e mirepritur t’i sjelle qeverise shqiptare pyetesorin per procesin e statusit te kandidatit. Aty gjenden mijera kerkesa qe kerkojne reforma te thella, ekipe te pergatitura. Por asgje me fisnike dhe me te dobishme se sa perkushtimi ndaj ketij projekti nuk ka”, eshte shprehur Berisha.
Me pas kreu i ekzekutivit ka falenderuar te gjithe vendet qe kane ndihmuar Shqiperine ne procesin e integrimit.
“Falenderoj me mirenjohje ministrat dhe presidentet qe kane dhene ndihmen per marrjen parasysh te kerkeses sone qe eshte bere ne konsensus te plote me vendet anetare te BE-se”, deklaroi Berisha.
“Ky besim do te shnderrohet ne nje detyrim per ne per te permbushur cdo obligim qe vjen nga ky proces”, theksoi kryeministri.
Top Channel