
Qeveria e percakton projektin per ullishtarine me vlere prej 650 milione dollare, si nje plan strategjik per zhvillimin e bujqesise ne vend.
Ne konferencen nderkombetare te zhvillimit te ullishtarise kryeministri Berisha dhe ministri i bujqesise Genc Ruli deklaruan se realizimi i ketij projekti do te sjelle brenda 4-5 vjeteve shtim te siperfaqeve te mbjella me kete kulture dhe modernizimin e industrise perpunuese te vajit te ullirit duke rritur cilesine dhe konkurueshmerine ne tregjet europiane.
“Kemi mundesi per 4-fishimin e siperfaqeve te mbjella me ullinj. Ky eshte nje projekt qe do te sjelle dhjetera mijera te punesuar”, u shpreh Berisha.
Nderkohe ministri Ruli theksoi se brenda 4-5 vjeteve do te arrijme ne 20 milione rrenje ullinj dhe prodhimi i vajit do te arrije 10 mije ton ne vit.
Nepermjet rritjet se siperfaqes, brenda 4-5 viteve te ardhshem ky projekt parashikon shtimin me 60 mije hektare te tjere te siperfaqeve te mbjella me ullinj.
Aktualisht ne Shqiperi ka 1,5 rrenje ullinj per fryme dhe konsumi vjetor i vajit te ullirit shkon nga 2-3 litra per fryme, ndersa vetem 10% e vajit te prodhuar ne vend eshte cilesor.
Qeveria parashikon qe 4-5 vitet e ardhshem te shkoj ne 20% sasi e vajit te prodhuar ne vend e destinuar per tregun europian.
Top Channel