Kreu i qeverise Sali Berisha ne prani te qindra te rinjve, premtoi unifikim te diplomave, levizje te lire te studenteve ne te gjitha universitetet nderkombetare dhe rritje te numrit te studenteve ne universitet publike dhe private.
“Sot jane mbi 120 mije studente ne universitetet tona. Do punojme me perkushtim te madh qe te arrijme ne 150 mije ne universitetet tona dhe 300 mije ne universitetet e tjera duke bashkerenduar punen me Kosoven. Po liberalizohen vizat sepse ju studente do keni mundesi pas ketij akti, te trokisni lirshem ne te gjitha universitetet e Europes”, tha shefi i qeverise.
Rektori i Universitetit te Tiranes i rikujtoi edhe nje here kreut te qeverise nevojen emergjente per ngritjen e kampusit universitar. Keto deklarata kryeministri i beri ne prani te qindra te rinjve te cilet kujtonin Diten Nderkombetare te Studenteve.
Top Channel