BB, OBSH: Qeveria, buxhet te ulet per shendetesine

17/11/2009 20:40

Shendetesia eshte konsideruar nje prioritet absolut kombetar nga te gjitha qeverite sa here qe ato kane paraqitur buxhetin e shtetit ne publik.

Por te dhenat zyrtare te Bankes Boterore dhe Organizates Boterore te Shendetesise tregojne se Qeveria Shqiptare eshte ajo qe jep me pak fonde per sektorin e shendetesise ne gjithe Europen juglindore. Sipas OBSH, shpenzimet e Qeverise Shqiptare, ne vitin 2006 per shendetesine ishin vetem 2.42 per qind e produktit te brendshem bruto, gati 50 per qind me pak se sa vendi i parafundit ne rajon, Bosnja, e cila jep per shendetesine 3.8 leke PBB-se.

Fqinji yne Maqedonia, e cila ka nje ekonomi te ngjashme me ne, jep mesatarisht 5.64 per qind te PBB-se, ndersa ne vendet e tjera shifra luhatet nga 5 deri ne 7 per qind. Me gjithe rritjen qe thote qeveria, shpenzimet e buxhetit per shendetesise ne vitin 2010 do te jene serish vetem 2.8 per qind e PBB-se, ose 1 pike perqindje me pak se sa jepte qeveria boshnjake ne 2006-en.

Fondet e pakta te qeverise e kane kaluar te gjithe barren e rende te shpenzimeve shendetesore tek qytetaret. Sipas OBSH-se, nese qytetaret boshnjake paguajne per shendetesine 3.2 per qind te PBB-se dhe ata maqedonas 2.36 per qind qytetaret shqiptare, te cilet kane te ardhurat per fryme me te uleta ne Evrope, paguajne per shpenzimet shendetesore 4.2 per qind te produktit kombetar. Keto te dhena ngrene nje pikepyetje te madhe, ate nese a eshte vertete shendetesia nje prioritet kombetar ne Shqiperi, apo ka mbetur e tille vetem ne leter.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA