Athina u perfshi ashtu sic pritej nga perleshje ndermjet policise dhe anarkisteve te cilet dolen neper rruge per te perkujtuar 17 nentorin e vitit 1973, ne ate qe njihet si revolta e pare kunder juntes ushtarake te diktatorit Papadhopulos ne Politeknikumin e Athines.

Ne bulevardin “Aleksandros” u zhvilluan perleshje mes anarkisteve qe shfrytezuan protestat e te rinjve dhe te sindikatave dhe forcave te policise.

Si pasoje autoritetet kane ndaluar me shume se 100 persona duke i shoqeruar ne rajonet policore.

Korrespondenti i TCH ne Athine, na njofton se 1 person eshte plagosur rende gjate perleshjeve qe po zhvillohen edhe ne keto momente.

Edhe ne sheshin “Eksarhia” dhe ne lagjen me te njejtin emer qe eshte qender e anarkisteve, keta te fundit hodhen bomba “Molotov” kunder forcave te rendit.

Situata vazhdon te jete e tensionuar ne rruget qe te cojne drejt qendres se kryeqytetit grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA