
Eshte vetem 38 vjece dhe ka vetem kater muaj si deputete europiane, por per shqiptaret eshte po aq e njohur sa edhe Doris Pack.
Tanja Fajon, dikur gazetare ne Bruksel, qe prej qershorit te ketij viti perfaqeson Sllovenine ne Parlamentin Europian. Njohjen nga shqiptaret, ajo ia detyron nje raporti qe pergatiti per heqjen e vizave per vendet e Ballkanit Perendimor.
“Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian eshte ai qe do te vendose se cfare te beje me mesazhin tone. Cka eshte e rendesishme eshte deklarata politike. Ne e votuam tekstin vecmas, cka eshte nje mesazh shume i forte politik. Ky tekst eshte dicka qe Komisioni dhe Keshilli duhet te respektojne, sepse ne e thame qarte qe do te merremi me Shqiperine duke e trajtuar si nje ceshtje urgjente, kur Shqiperia te permbushe kushtet. Ndaj une them se eshte shume realiste qe Shqiperia te perfitoje nga regjimi pa viza vitin e ardhshem, por eshte vendimi dhe pergjegjesia e politikaneve qe te permbushin kushtet e vendit sa me shpejt qe te jete e mundur“, shprehet Fajon.
Ky vleresim i pergatitur nga Nisma Europiane per Stabilitet, nje grup reflektimi me qender ne Bruksel dhe Levizja Europiane e Shqiperise, tregon cfare perparimesh ka bere Shqiperia nga maji deri ne tetor 2009, ne zbatimin e udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Ne bashkepunim edhe me Ministrine e Jashtme te Shqiperise, keto dy organizata mbajten nje konference me teme “Regjimi pa viza per Shqiperine, hapat e fundit”.
Ne fjalen e tij ministri i Jashtem, Ilir Meta shprehu gatshmerine e qeverise per te pritur ekspertet e Brukselit. Por eurodeputetja Fajon theksoi se po qe se Komisioni vlereson ne fillim te vitit te ardhshem se Shqiperia nuk eshte ende gati, do te humbet shansi qe Shqiperia te perfitoje nga heqja e vizave ne 2010.
“Ne negociuam per tekstin e kesaj deklarate politike kur une propozova qe te thuhej, doja qe te figuronte data, qe do te ishte korriku i vitit te ardhshen. Ishte shume e veshtire te negociohej ky tekst dhe sidomos me shtetet anetare. Ka disa rezerva nga ana e shteteve anetare me te medha lidhur me ate se sa shpejt duhet te ecim me liberalizimin e vizave dhe ja pse pati nje problem me daten. Une do te thoja qe eshte nje mesazh i forte, eshte nje mesazh shume i forte politik, qe ne do te bejme gjithcka per te mos humbur kohe shtese. Mendoj se ky angazhim dhe kjo deshire ekziston dhe mendoj se eshte ende realiste per ta shpresuar dhe ndoshta po aq shume optimiste per te pritur qe Shqiperia te perfitoje nga regjimi pa viza korrikun e ardhshem. Por kjo do te thote qe Shqiperia duhet te permbushe kriteret shume shume heret vitin e ardhshem“, shton eurodeputetja.
Me tej Fajon ka komentuar edhe situaten politike ne vendin tone duke thene se situata ne Bruksel eshte shume e qarte. “Nga njera ane duhet te themi se komuniteti nderkombetar i njohu zgjedhjet si te ndershme, se gjithcka u be pak a shume ne menyren e duhur dhe nuk mendoj se ketu mund te ndryshoje ndonje gje. Ajo cka eshte e rendesishme eshte te sigurohet demokracia qe te mos kete mungese dialogu, gje qe po shihet qarte se ka mungese dialogu. Dhe une do te desheroja qe kjo mungese dialogu dhe vecanerisht ne Parlament, te tejkalohet. Si do te tejkalohet, kjo eshte nje e drejte sovrane do te thoja, e vendit“, nenvizon Fajon.
Ne konferencen ku ishte ftuar eurodeputetja Fajon, perfaqesuesi i Komisionit Europian ne Tirane, ambasadori Lohan, u shpreh se permbushja e kushteve do te shperblehet me konsolidimin e shoqerise demokratike, ne besimin e shqiptareve te aftesite e shtetit per te mbrojtur qytetaret e vete dhe per procesin e integrimit europian te Shqiperise ne pergjithesi.
Top Channel