Ne nje interviste per Top Channel, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka shprehur kenaqesine per hapin para qe ka bvere vendi me zgjedhjet e 15 nentorit.

“Zgjedhjet ne Kosove kane qene zgjedhjet me standartin me te larte demokratik qe po e shnderrojne vendin ne kampion te demokracise. Keto ishin zgjedhjet e para te lira ne Kosoven e pavarur qe kane kuptimin e interesit nacional te gjitheperfshirjes te te gjitha komuniteteve”, theksoi Thaci.

Sipas tij, pjesemarrja serbe ishte mesazhi me i mire per realitetin e ri ne Kosove. “Kosova eshte tashme nje vend i konsoliduar me institucione efikase dhe efektive. Kosova ka nevoje per vazhdimesi te qeverisjes. Ne asnje cast gara elektorale nuk ka ndikuar ne punen e qeverise, te asnje ministri dhe as tek une si kryeminister”, shtoi Hashim Thaci.

Top Channel