Taci, gjyqtarja nuk lejon mediat ne proces

16/11/2009 19:20

Ne pritje per te dhene vendimin mbi revokimin e mases se sigurise per Rezart Tacin, gjyqtarja Fahrije Budo eshte ngujuar ne zyren e saj per mese nje ore duke refuzuar pranine e medias ne gjykate.

Pavaresisht se orari i caktuar per zhvillimin e seances ishte ora 14, gjykatesja ka pranuar te dale nga zyra e te shkoje ne salle nje ore me vone, edhe pse prokurori dhe avokati kane qene te detyruar ta presin derisa gjyqtarja te bindej.

Gjate kesaj kohe gjyqtarja ka kerkuar qe mediat te largohen nga korridori i gjykates, madje me kerkese te saj ne ambjentet e brendshme ka mberritur edhe policia e rendit, e cila ka urdheruar largimin e shtypit.

Asnjehere me pare media nuk eshte ndaluar ne ambjentet e gjykates, aq me teper ne korridoret e saj, madje e njejta gjykatese javen e kaluar lejoi pranine e gazetareve kur dha masen per Irgen Selfon dhe Bledar Lilon, por nuk ndoqi te njejten procedure per te bashkeakuzuarin me ta, biznesmenin Rezart Taci.

Kur gjyqtarja u bind per te dale e ruajtur nga policia, veprimi i saj u duartrokit nga gazetaret.

Top Channel