Statusi, Topi pershendet pranimin e kerkeses

16/11/2009 21:25

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka pershendetur pranimin nga ana e anetareve te Keshillit te Bashkimit Evropian te kerkeses se Shqiperise per statusin e kandidatit ne Bashkimin Evropian.

“Ky vendim shume i rendesishem eshte nje vleresim dhe besim ndaj perpjekjeve serioze te Shqiperise dhe shqiptareve per te arritur qellimin madhor integrues per t’u bere pjese e Evropes se bashkuar”, ka deklaruar Topi.

Kreu i shtetit eshte shprehur se sot eshte nje dite feste, por ka paralajmeruar se pas ketij vendimi per Shqiperine nis nje angazhim serioz dhe i pergjegjshem per te plotesuar kushtet per anetaresimin e plote ne BE.

“Sot duhet te jemi sa te gezuar, aq edhe krenare e te ndergjegjshem, sepse ndodhemi me afer integrimit, me afer miqve tane dhe me afer popujve qe standartet demokratike i kane busull te ndertimit te shoqerive te tyre. Por dita e neserme eshte fillimi i nje angazhimi te ri cilesor dhe te pergjegjshem per te gjithe shqiptaret. Une mendoj se ne, te gjithe bashke, jemi gati te perballemi me te”, ka shtuar presidenti.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta