Perfaqesuesit e strukturave politike dhe te sigurise vleresuan te henen se gjendja e sigurise ne Mitrovice eshte e qete, duke perfshire edhe diten e zgjedhjeve.

Kryetari i komunes, Bajram Rexhepi, sipas Telegraf, tha se pas nje fushate te qete edhe dita e votimit ka kaluar pa probleme ne Mitrovice, duke reflektuar ne pergjithesi nje gjendje normale.

Rexhepi, ka vleresuar shume pozitive rritjen e numrit te pergjithshem te votuesve ne Mitrovice. Ai tha se sikur ne listat zgjedhore te mos figuronin edhe qytetaret e veriut, te cilet e kane bojkotuar kete proces, atehere ne Mitrovice do te ishte nje shifer mbi 50 per qind e atyre qe kane votuar.

Top Channel