
Kryetari i PS, Edi Rama ka paralajmeruar nga Fieri kryeministrin Sali Berisha se do te rrezohet nga pushteti nese nuk lejon hapjen e kutive te votimit, ku sipas tij fshihet krimi elektoral.
“Nje njeri qe vazhdon te fshehe voten eshte gjithmone e me prane largimit te tij. I themi Berishes, mos rri mbi kutite e mbyllura te zullumit te 28 qershorit sepse do te rrezohesh vete, njesoj si atehere kur u zgjodhe president dhe e more gjithe Shqiperine me vete. Nese nuk hap kutite do te largohesh me zgjedhje shume me te parakohshme”, ka deklaruar Rama.
Lideri i opozites i ka bere thirrje elektoratit qe te bashkohet me 20 nentor ne Tirane per t’i treguar Berishes se e majta dhe shqiptaret nuk do te terhiqen nga kerkesa e tyre legjitime.
“Jam i bindur se te gjithe ju qytetare liridashes te Fierit do te vini keshtu sic jeni ne Tirane, me 20 nentor, per t’i treguar Shqiperise se kjo beteje per te nxjerre ne diten e Diellit voten e kycur nga Sali Berisha eshte nje beteje per te nxjerre Shqiperine nga rrethi i vendeve me zgjedhje te deformuara. Do te vini keshtu sic jeni ne Tirane per t’i treguar Berishes se ka marre fund koha e zullumeve nga nje familje e vetme ne pushtet”, ka pohuar Rama.
Me tej kreu i PS ka hedhur nje seri kritikash ndaj institucioneve shteterore per mos zbardhjen e vrasjes se deputetit socialist te qarkut te Fierit, Fatmir Xhindi. Rama ka theksuar se PS nuk mund ta harroje njeriun e saj qe u ekzekutua ne oborrin e shtepise se tij.
“6 muaj kane kaluar dhe pervec nxjerrjes ne tregun e gazetave te gjithefare versionesh, nga me skandalozet, nga vete njerezit e shtetit ne sot nuk kemi marre asnje pergjigje. Dua qe ne kete moment Berisha dhe te gjithe ata qe ndjekin kete proteste, te degjojne per nje minute zerin e forte te heshtjes tuaj, ne nderim te Fatmirit dhe ne shprehje te se vertetes se madhe se ne jo vetem nuk harrojme, por nese drejtesia nuk ben drejtesi, ne nuk falim”, ka shtuar Rama.
Top Channel