Delegacioni ad hoc gjashte anetaresh i Parlamentit Evropian vlereson se procesi zgjedhor ne Kosove eshte zhvilluar pergjithesisht ne nje atmosfere paqesore dhe te mire, me pjesemarrje te konsiderueshme te votuesve.

Delegacioni i PE, i kryesuar nga Doris Pack, nepermjet nje komunikate, thekson se keto zgjedhje ishin nje faze e rendesishme e tranzicionit demokratik te Kosoves duke perfshire permiresimin e te drejtave dhe pergjegjesive te te gjitha komuniteteve permes procesit te decentralizimit ne nje shoqeri shumetnike.

Gjithashtu delegacioni pershendet faktin se zgjedhjet komunale po ashtu u zhvilluan ne tri komuna te reja, qe jane duke u krijuar si dhe ne nje komune te zgjeruar.

Top Channel