
Opozita ka vijuar me protesten e saj me moton “ku eshte vota ime” ne qytetin e Fierit, prej nga ka paralajmeruar kryeministrin Berisha, se nese nuk hap kutite e votimit fundin e pushtetit te tij e ka prane.
“Eshte ne doren tone te sjellim fundin politik te Sali Berishes. Nese Berisha nuk ploteson kushtet e opozites, fundin politik e ka te afert”, ka deklaruar kreu i PDS, Paskal Milo.
Edhe Spartak Ngjela ka bere thirrje per largimin sa me pare nga pushteti te kryeministrit, i cili sipas tij nuk ka plotesuar standartet pikerisht sepse donte te vidhte votat.
“Akti qe ndermoret ju per mbrojtjen e votes ishte fillimi i nje epoke te re. Ka ardhur koha qe talljes t’i veme perpara forcen. Perballe kemi nje kryeminister paranojak qe nuk ka besim tek aftesite e tij. Pse ky kryeminister ne 4 vjet nuk vendosi standartet e duhura? Sepse donte te vidhte votat”, ka pohuar Ngjela.
Ndersa lideri i G99, Erjon Veliaj eshte shprehur se integrimi i Shqiperise eshte penguar nga refuzimi i vazhdueshem i kryeministrit per te hapur kutite e votimit.
Top Channel