Zgjedhjet e 15 nentorit u dhane mundesi kosovareve per t’i provuar vetes dhe bashkesise nderkombetare se institucionet e shtetit te ri te Kosoves mund t’i organizojne zgjedhjet vete, me vullnet te mire dhe pa tension.

Ne keto zgjedhje morren pjese 45 perqind e votuesve ose 709 mije nga 1 milion e 500 votues, e thene ndryshe pati nje rritje te numrit te zgjedhesve ne krahasim me zgjedhjet e 2007-es.

Qendrat e votimit funksionuan ne 98 perqind te tyre, ndersa ne zonat ku banojne serbet, kryesisht ne veri vendvotimet nuk u hapen ne shumicen e tyre.

Per nga aspekti i sigurise gjate votimeve, autoritetet e Kosoves konfirmojne se pati incidente sporadike qe nuk ndikojne ne rregullsine e procesit.

“Nuk kemi marre informata qe kane ndodhur incidente qe cenojne procesin e zgjedhjeve”, eshte shprehur kryetarja e KQZ-se, Nesrin Lushta.

Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk ngurroi t’i cilesonte zgjedhjet menjehere pas mbylljes se votimeve te zhvilluara konform rregullave.

“Ne konsiderojme se kane qene ashtu. Kemi bere pergatitje per zgjedhje me standarde te larta demokratike dhe ashtu po ndodh”, tha Lushta.

Por kur keto dy aspekte te e rendesishme te zgjedhjeve, procesi i votimit dhe i sigurise shkuan pergjithesisht mire, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultoi nje zhgenjim ne lidhje me publikimin e rezultateve paraprake te zgjedhjeve, sic ka ndodhur me pare.

KQZ-ja kishte parashikuar qe, nepermjet projektit per marrjen e informacioneve zyrtare me sms, te deklaronte ne oren 23 rezultate paraprake. Por kjo ndodhi vetem ne oren 4 te mengjesit te henen dhe vetem per 9 komuna te vogla, nga 36 gjithsej. Kryetarja e KQZ-se pranoi deshtimin e projektit, por ajo nuk dha asnje arsye per kete.

“Kemi informata se projekti me sms nuk ka shkuar sic ishte parashikuar dhe ka patur ngecje. Kemi edhe menyren tjeter te marrjes se informatave, si ne zgjedhjet e kaluara”, theksoi Lushta.

Duke u mjaftuar me kete deklarate, kryetarja e KQZ-se tha se edhe per nente komunat per te cilat kishte shifra, rezultatet ishin paraprake dhe ato mund te ndryshonin.

Per komunat e medha nuk do te kete nje rezultat zyrtar qofte edhe paraprak perpara ores 19 te se henes, gje qe nuk ka ndodhur asnjehere me pare me zgjedhjet lokale ne Kosove.

“Nuk kemi patur kohe per te pergatitur rezultatet per te gjitha komunat. Fjala eshte per rezultate paraprake”, pohoi Lushta.

Ajo qe vihet re nga rezultatet paraprake dhe nga analiza qe i behet votes se kosovareve, shume prej komunave ne Kosove do te shkojne ne balotazh.

Megjithate, ne fund, me i rendesishem se rezultati per partite, ne kete moment e rendesishme per Kosoven eshte qe te meritoje vleresimin e vezhguesve nderkombetare per zgjedhjet, qe per here te pare u organizuan nga vete qeveria e Kosoves pas shpalljes se pavaresise.

Rezultatet paraprake ne nente komuna:

Ne komunen e Klines kryeson kandidati i PDK-se Sokol Bashota me 6153 vota, i ndjekur nga kandidati i AAK-se, Enver Berisha me 5337 vota dhe ai i LDK-se Fadil Gashi me 3555 vota.

Ne komunen e Shtimes ne krye eshte kandidati i PDK-se Naim Ismajli me 5400 vota i ndjekur nga kandidati i LDK-se Ismail Hasani me 2655 dhe ai i LDD-se Anver Ademi.

Ne komunen e Obliqit kryeson kandidati i PDK-se Haki Mjekiqi me 2850 vota i cili ka lene pas kandidatin e LDK-se Mehmet Krasniqi me 2160 vota dhe ate te AAK-se Enver Gashi me 1965.

Ne Dragash kryeson Salim Jonuzi i PDK-se me 4962 vota i ndjekur nga kandidati i LDK-se Halim Shemsedini  me 4652 vota dhe Qasip Kushi me 1609 vota.

Ne Junik kryeson Agron Kuçi i AAK-se me 1.081 vota i ndjekur nga Tahir Isufaj i LDK-se me 622 vota dhe Shpejtim Gacaferri i LDD me 231 vota.

Ne komunen e Hanit te Elezit Rufki Suma eshte ne krye me 1.833 vota i ndjekur nga Mehmet Ballashi i PDK me 1.519 vota dhe Myzafer Dernanji i LDK-se me 583 vota.

Ne Mamusha kryeson Arif Bytyqi i KDTP-se me 1.402 vota i cili ka lene pas Berzad Morinen e PDK-se me 333 vota dhe Mehmet Mazrekun e AKR-se me 197 vota.

Ne Ranillug ne krye eshte Dragimir Mikic i GIOR me 397 vota i cili ka lene pas Perica Andjelkovic te SKMS–se me 167 vota.
Ndersa ne Leposavic ne krye eshte Ardita Hasani i AAK me 30 vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA