Nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Lutfi Haziri deklaroi per Top Channel se me fitoren ne Prishtine, Partia rifitoi elektoratin e humbur ne zgjedhjet e vitit 2007.

“Kemi fituar me 58 perqind te votave ne Prishtine dhe ndodhemi perpara bindshem perreth kryeqytetit. Por jemi shume mire edhe ne zona si Gjilani apo Prizreni”, u shpreh Haziri.

LDK eshte parti e koalicionit me Partine Demokratike te Kosoves, por ne te njejten kohe edhe konkurentja me e forte ne keto zgjedhje.

Shtabi i LDK-se ka hedhur nje sere kritikash per partine e Thacit, por kur vjen puna per qeverisjen vendore ulen tonet, pasi Kosoves i duhet stabiliteti politik.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA