Berisha: Pranimi i kerkeses, vendim historik

16/11/2009 19:10

Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar si nje vendim “historik” vendimin e vendeve te BE per te pranuar kerkesen e Shqiperise per statusin e kandidatit.

Ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak castesh, Berisha ka deklaruar se kjo dite u arrit fale standarteve te regjistruara ne zgjedhjet e 28 qershorit.

“Ishte nje vendim historik i vendeve te BE per te pranuar kerkesen per marrjen e statusit te kandidatit. Ishte vendimi me i rendesishem pas anetaresimit ne NATO. Zgjedhjet e 28 qershorit ishin prova me e madhe per te treguar perkushtimin per nje demokraci dhe shoqeri te lire”, ka pohuar Berisha.

Kryeministri ka perfituar edhe nje here per t’i bere ftese opozites per t’u bashkuar ne realizimin e reformave jetike per integrimin e vendit.

“I bej nje apel miqsor opozites, le te punojme se bashku ne keto momente historike, te ndermarrim se bashku reformat me te thella si interesi me jetik dhe me i mire i qytetareve te ketij vendi”, eshte shprehur Berisha.

Por kryeministri i ka cilesuar si dicka te pamundur kerkesat e opozites per hapjen e kutive.

“Te pretendosh te shkelmosh vendimet e gjykatave per arsye politike, eshte e pamundur. Por une mbetem i hapur per nje bashkepunim te gjere me zotin Rama”, ka theksuar Berisha.

Me tej kryeministri ka falenderuar ministrat e Jashtem te BE per vendimin e tyre dhe ka dhene garancine e tij per realizimin e reformave te nevojshme per integrimin e vendit.

“Une shfrytezoj kete moment per te falenderuar dhe per te garantuar ministrat e Jashtem te vendeve te BE, se do te ndermarrim cdo reforme per te permbushur te gjitha detyrimet per te plotesuar projektin e Shqiperise evropiane”, ka shtuar Berisha.

Top Channel