Berisha pershendet vendimin per statusin

16/11/2009 23:15

Dukshem i gezuar nga vendimi i Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian, kryeministri Berisha ne 20 minutat e konferences se tij per shtyp u ndal vetem ne dy momente: cfare perfaqeson ky vendim per Shqiperine dhe nje thirrje teper e zbutur per bashkepunim drejt opozites.

“Ky eshte vendimi me i rendesishem pas anetaresimit ne NATO. Ky vendim nuk do te merrej me 16 nentor 2009, as ne 2010, as ne 2011, ne rast se zgjedhjet nuk do te ishin te konform standarteve me kryesore te OSBE/ODIHR”, deklaroi Berisha.

Kryeministri tha se nuk ka ndermend te nderprese komunikimin me Edi Ramen. Ai e ftoi te dalin bashke per te pershendetur vendimin. Madje kryeministri ironizoi butaforine e batutave politike, te cilat ne fakt, i perdor jo pak edhe vete.

“E si mund ta nderpres une komunikimin me nje kryetar te nje partie kryesore opozitare, kur nderkohe, mos shikoni megafonin publik, por une kam nje arkiv pozitiv reformash”, shtoi me tej shefi i kabinetit.

Ne kete kuader, kryeministri u shpreh i gatshem qe ne rast se opozita e deshiron, ai do te votoje cdo amandament te Kodit Zgjedhor qe ka lidhje me verejtjet e OSBE/ODIHR-it.

Kryeministri paralajmeroi nje mbledhje te qeverise ku do te diskutohen masat qe do te merren ne vijim.

Pas vendimit te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian, pritet qe Komisioni, si organ ekzekutiv i Bashkimit Europian, qe ka kapacitetet kontrolluese, do te dergoje ne Shqiperi disa mijera pyetje, qe do te skanojne legjislacionin shqiptar ne te tera fushat.

Nga cilesia dhe deri-diku shpejtesia e pergjigjeve, do te duket aftesia menaxhuese dhe zhvillimi i qeverise dhe administrates shqiptare. Kryeministri nuk e perjashtoi pajtimin e keshilltareve nga qeveria, per t’iu pergjigjur pyetesorit te Komisionit.

Top Channel