Vetem ne oret e para te mengjesit te se henes do te mesohen rezultatet paraprake zyrtare nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te Kosoves per zgjedhjet lokale te 15 nentorit, te parat qe pas shpalljes se pavaresise.

Me pare KQZ-ja publikoi se ne votime kane marre pjese 45.36 perqind e votuesve, por ne fakt pjesemarrja reale eshte diku te 60 perqindeshi, duke marre parasysh se ne listat e votimit jane shume emigrante kosovare qe jetojne dhe punojne prej vitesh jashte vendit.

Nderkohe ne Prishtine kane nisur festimet nga simpatizantet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, nje qytet ky qe prej vitesh eshte zone e partise se presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Gara pritet te jete e forte ne Rrafshin e Dukagjinit mes Partise se Thacit dhe LDK-se, ndersa nuk ka ende asnje informacion se nga do te anoje fitorja.

Procesi i numerimit po vijon qetesisht, nderkohe qe KQZ-ja e ka vleresuar pozitivisht ecurine e te gjitha zhvillimeve te sotshme.

E rendesishme ne fund te ketij procesi qe deri tani duket i rregullt eshte pranimi i rezultatit nga te gjithe lideret partiake kosovare.

Ky apel eshte bere edhe nga ambasadori amerikan ne Prishtine, Kristofer Dell, i cili theksoi se do te ishte skenari me i keq per Kosoven, nese zgjedhjet nuk do pranohen nga te gjithe politikanet.

Nese gjerat ecin mbare deri ne fund atehere ky do te ishte nje mesazh shume i mire per te gjithe opinionin publik nderkombetar se shteti me i ri i botes eshte ne gjendje te veteadministroje nje proces zgjedhor dhe se aty funksionon shteti demokratik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA