Thirrja e “rebeleve” injorohet nga grupi i PS

14/11/2009 08:20

Deputetet socialiste refuzojne t’i pergjigjen pozitivisht thirrjes se pese kolegeve te tyre per te hyre ne Parlament seancen e dites se hene.

Apeli synonte thyerjen e bojkotit fillim javen e ardhshme, diten kur 27 vende te BE-se do te vendosin per kerkesen e Shqiperise per te marre statusin e kandidatit.

Deputeti Ilir Beqja tha se ne axhenden e grupit parlamentar eshte protesta e Vlores dhe Tiranes, ndersa nuk do te kete asnje terheqje nga kerkesa per hapjen e kutive.

“Nuk jam njohur me rezoluten, keshtu qe do rezervohesha te jepja nje mendim per te. Arsyeja qe jepet per te shkuar ne Kuvend nuk ndryshon asnje gje ne jeten parlamentare dhe Olli Rehn i beri te ditur Ilir Metes se qeveria duhet te kerkoje zgjidhje. Ne nderkohe vazhdojme te kerkojme hapjen e kutive, sot (dje) protestojme ne Vlore dhe javes tjeter ne Tirane. Kjo do jete axhenda e grupit parlamentar ne ditet ne vijim”, tha ai.

Ndersa te tjere deputete te Partise Socialiste, si Ilir Gjoni dhe Erion Braçe duket se kane zgjedhur te tregohen indiferente karshi nje thirrjeje te tille, duke bere te ditur se nuk jane informuar fare per rezoluten e pese kolegeve.

Top Channel