Miratohen programet e studimit me korrespondence

14/11/2009 08:40

Qeveria miraton kuotat per studimet me korrespondence, te quajtura ndryshe part-time apo studime me kohe te pjesshme.

Bashke me kuotat per sistemin e korrespondences Keshilli i Ministrave ka miratuar dje edhe te drejtat e studimit per ata qe vijne nga trojet, per personat qe duan te ndjekin studimet ne distance, si dhe tarifat qe duhet te paguajne studentet per te vazhduar kete cikel studimi.

Sipas vendimit te qeverise, kuotat e pergjithshme te pranimeve ne institucionet publike te arsimit te larte, per studimet e ciklit te pare, me kohe te pjesshme, e te edukimit ne distance, per vitin akademik 2009 – 2010, do te jene 6145, te ndara sipas kategorizimeve.

Tarifat e studimit jane te ndryshme ne fakultete te ndryshime, ato nisin nga 50 mije leke te reja deri ne 100 mije leke te reja.

Aplikimet pritet te fillojne javen e ardhshme, nderkohe qe lista e kritereve dhe mbyllja e dorezimit te dokumenteve do te njoftohet nga vete universitetet

Top Channel