
Deputeti socialist Arben Malaj ka deklaruar se grupi i nje pjese te deputeteve te PS eshte unik ne qendrimin se opozita duhet te nderprese bojkotin dhe te futet ne Kuvend.
Malaj ka theksuar se hyrja ne Parlament nuk duhet pare si nje sherbim ndaj Berishes, por ndaj proceseve integruese te vendit.
“Qendrimi yne eshte unik ne thelbin e debatit publik per sfidat e PS-se, ne jemi unike ne qendrimin qe PS duhet te nderprese sa me pare bojkotin e Parlamentit jo si “sherbim” ndaj Berishes, por si sherbim ndaj vendit te saj”, ka pohuar Malaj.
Deputeti socialist ka theksuar se ky qendrim i tiji dhe i nje grupi deputetesh ne radhet e opozites perben thelbin e ndryshimit mes nje partie te kryetarit dhe nje partie te ekipeve.
“Ne nuk jemi lodhur te jemi unike ne çdo diskutim per çeshtje te ndryshme, ky eshte thelbi i ndryshimit nga nje parti e kryetarit ne nje parti te ekipeve; nga nje parti “solidare” dhe me disipline revolucionare ne nje parti te vizionit dhe shpreses, ne nje parti te debateve, ne nje parti ku te gjithe respektojne dhe bashkepunojne me njeri-tjetrin”, ka theksuar Malaj.
Ai ka shtuar me tej se grupi tjeter brenda Partise Socialiste mezi pret te ndeshkoje grupin qe mendon ndryshe.
Top Channel