Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Viti 2009 konsiderohet teper i veshtire per bizneset, te cilet e pane veten me humbje te medha, e deri ne mbyllje te aktivitetit.
Pavaresisht rritjes ekonomike te proklamuar nga qeveria, faktet paraqesin nje situate aspak pozitive. Fitimet kane rene me 180 milione euro, si pasoje e shitjeve te pakta nga reduktimi i konsumit.
Edhe investimet e privatit jane me te vogla se nje vit me pare, rrjedhoje e panikut te shkaktuar nga kriza.
Si pasoje e ketyre fakteve, tatimet raportojne nje numer te larte biznesesh qe kane mbyllur aktivitetin gjate vitit 2009, periudhe kur kriza ekonomike dha efektet me te plota.
Jane rreth tre mije biznese qe kane deklaruar mbylljen e aktivitetit, ose rreth dyfish me shume se nje vit me pare. Megjithate, administrata tatimore deklaron edhe rritje te numrit te tatimpaguesve.
Top Channel