Shteti, paqe me federatat

13/11/2009 20:00

Pas nje periudhe te gjate heshtjeje nga ana e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve per problemet e federatave dhe gjendjen e mjeruar te sportit, akulli eshte thyer fale frymes se bashkepunimit qe po tregojne drejtuesit e ri te sportit.

Kete jave ata kane filluar nje sere takimesh me drejtuesit e federatave sportive dhe nder te parat ka qene Federata Shqiptare e Futbollit, ku presidenti Duka eshte takuar me minisrtin e zv.ministrin e Sportit per te rifilluar nje bashkepunim per disa projekte qe do te financohen nga te dyja palet dhe me kryesori eshte ai i rikonstruksionit te stadiumit “Qemal Stafa” dhe nje tjeter projekt per nje stadium te ri.

“Behet fjale per 12 milione euro per rikonstrkusionin e Qemal Stafes dhe ky projekt mund te filloje qe ne vitin 2010. Per stadiumin e ri do jete ne projektet e investimeve 2009-2013”, shprehet zv/ministri. Nje tjeter nderhyrje emergjente qe i del per detyre drejtueseve te rinj te ministrise eshte ceshtja e disa federatave te sporteve te tjera qe kane nga dy presidente, gje qe ka sjelle dhe perfjashtimin e tyre nga aktivitetet nderkombetare.

“Ne do t’i rishikojme te gjitha federatat me probleme por nese do kete shkelje mund te kete zgjedhje te reja”, shton Dashnor Bajaziti. Nderkohe mbetet ende per t’u zgjidhur ceshtja e firmosjes se statutit te Komitetit Olimpik, i cili qe prej me shume se 7 vitesh endet ne dyert e Ministrise se Sporteve pa gjetur zgjidhje. Zv/ministri Bajaziti premtoi se do te fillojne shume shpejt shqyrtimet per disa modifikime te ketij statuti per te arritur me pas deri tek firmosja e ministrit dhe njohja ligjore e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, kete here me emrin KOKSH e jo me KOSH.

Top Channel