
Politika duhet te qendroje larg ceshtjes per konferencen gjyqesore, ky eshte nje debat juridik dhe zgjidhet vetem me ligj.
Ky eshte apeli i juristit te Shoqates se Gjyqtareve ne Gjykaten Kushtetuese, Klodian Rado, i cili kembengul qe ne rast se konferenca gjyqesore do te mblidhet pa kaluar projekligji ne parlament do te kete shkelje te Kushtetutes.
Sipas zotit Rado per kete ceshtje nuk ka ndarje te gjyqtareve ne dy grupe, por interpretime te ndryshme qe mbyllen vetem me nje rruge: pritjen e gjyqesorit derisa parlamenti te votoje projektligjin e konferences gjyqesore.
“Do te ishte antikushtetuese nje organ qe do te funksiononte pa ekzistencen e nje ligji”, u shpreh Rado.
Gjykatesi dhe juristi qe perfaqeson ceshtjet e gjyqesorit ne kushtetuese Klodian Rado parashikon se edhe ne rastin me te keq, nese mbledhja e pese dhjetorit vendos te behet konferenca e gjyqesporit e prej andej te zgjidhen anetaret e KLD, atehere do te jete vete Keshilli i Larte i Drejtesise qe sipas ligjit nuk do t’i njohe keta anetare.
Top Channel