Imami ne Uashington, takim me Robert Geits

13/11/2009 19:55

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka vizituar Uashingtonin ku u takua me homologun amerikan, Robert Geits. Nje nder temat kryesore te bisedes mes Geits ishte prania e trupave ushtarake shqiptare ne Afanistan.

Imami u prit nga “kordoni i nderit”, ashtu sic jane pritur edhe ministrat e tjere te mbrojtjes. “Shqiperia eshte e angazhuar ne Afganistan. Ne e kemi rritur pranine tone gjate ketij viti me nje kompani per zgjedhjet. Do cojme shume shpejt ne parlament edhe nje ligj per dergimin e nje skuadre mjekesore. Do cohen edhe disa oficere, por me e rendesishmja eshte se do ngreme nivelin operacional te trupave tona ne Afganistan”, tha Imami.

Ne vijim ai foli edhe per mungesen e opozites ne Parlament, duke thene ne SHBA nuk ka simpati per kete bojkot, aq me teper tani qe vendi po kalon momente kritike per shkak te proceseve integruese.

Top Channel