11 shtatori, truri i sulmeve nga Guantanamo ne NY
13/11/2009 13:15
Personi i konsideruar si truri i atentateve te 11 shtatorit ne SHBA, Khalid Sheikh Mohammed do te dergohet nga burgu i Guantanamos ne Nju Jork per t’u gjykuar nga nje gjykate civile.
Lajmin e bejne te ditur agjencite amerikane, te cilat citojne burime qeveritare qe kane perferuar te mbeten anonime.
Sipas burimeve, Mohammed do te transportohet ne metropolin amerikan bashke me 4 te dyshuar te tjere, pasi ka pranuar se ka luajtur nje rol kyc ne sulmet e 11 shtatorit.
Burimet shtojne me tej se pritet qe prokurori i pergjithshem Eric Holder te publikoje me vone gjate dites vendimin.
Top Channel