Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu i ka bere serish ftese banoreve te komunitetit serb qe te dalin dhe te marrin pjese ne zgjedhjet e 15 nentorit.

“Banoret serbe dhe ata te komuniteteve te tjera te dalin ne zgjedhje, ne menyre qe te futen ne te gjitha sferat e jetes shoqerore dhe publike te vendit”, ka deklaruar Sejdiu nga Cagllavica.

Ne kete vizite kreu i shtetit kosovar shoqerohej nga ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, i cili eshte bashkuar me thirrjen e presidentit.

Top Channel