Tension dhe dhune, Partizani eliminon Aden

12/11/2009 09:00

Tensioni i jashtezakonshem karakterizoi ndeshjen e Kamzes mes Partizanit dhe Ades se Velipojes, por ne fund jane te kuqte ata qe kualifikohen per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise.

Behet fjale per ndeshjen e kthimit mes ketyre dy skuadrave, e cila ishte parashikuar per t’u luajtur nje jave me pare, por u shty per shkak se klubi kryeqytetas nuk gjeti fushe te lire.

Partizani e ka pare veten ne nje pozite komode pas vetem 15 minutash loje, pasi gjendej ne avantazhin e dy golave qe mbanin firmen e Beqirit (13’), Dashi (15’).

Gjyqtari nuk i ka kursyer kartonet e verdhe dhe ata te kuq. Nje gje e tille ka prodhuar tension ne fushen e lojes pas protestave te futbollisteve te Ades, ofendime, madje edhe sulme fizike, aq sa eshte dashur te nderpritet ndeshja dy here dhe te hyjne ne fushe forcat e rendit per te qetesuar situaten.

Goli i 2-1 per miqte e shenoi Hajdari ne minuten e 66-te. Gjithsesi, ne fund jane numeruar tete kartone te verdhe, nga te cilet tre per partizanin dhe 5 per miqte, ndersa tre lojtare te Ades kane pare para syve te tyre edhe tre kartone te kuq, njeri prej te cileve ka shkuar per Matiajn e ulur ne stol.

Pas ketij kualifikimi, tashme ne turin tjeter Partizani do te duhet te perballet me Teuten.

Nderkohe, shefi i gjyqtareve ne FSHF, Plarent Kotherja, e ka ndjekur nga afer kete sfide, natyrisht duke u fokusuar te paraqitja jo ne nivelin e treshes se gjyqtareve.

Top Channel