Ligat europiane, ja lojtaret plangprishes

12/11/2009 17:25

Aventura e italianit Luca Toni me Bayern Munchen ka ardhur vertet ne finish dhe ne vitin 2010 ai pergatitet per rikthimin ne Itali.

Dy skuadrat me te interesuara per bomberin jane Napoli dhe Roma. Por Toni eshte vetem maja e ajsbergut persa i perket situates se lojtareve te pakenqaur ne disa prej klubeve me te medha, te cilet gjithashtu mendojne largimin. I dyti ne kete liste eshte madrileni Guti qe mendohet se e ka konsumuar marredhenien me Realin.

Tjeter lojtar “meregues” i pakenaqur eshte edhe Van der Vaart, i cili kerkohet nga Liverpool, por ne gare jane edhe Bayern e Hamburg. Portugezi Nani eshte plangprishesi ne radhet e Manchester United pasi Ferguson nuk po i jep hapesirat e nevojshme per te shperthyer, ndersa Pavlyuchenko i Tottenham vazhdon te marre oferta, me e fundit nga Liverpool.

Tek Interi mund te kete rrjedhje te medha qe ne janar ku, Suazo, Quaresma dhe Amantino Mancini jane ne prag te divorcit, ndersa Vieira nuk ka gjetur ende nje destinacion.

Top Channel