Nje shperthim eshte regjistruar ne komunen e Zvecanit, ku per pasoje jane shkaktuar nje sere demesh materiale.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave shperthimi ndodhi ne oret e vona te dites se djeshme, por u be publik vetem pak caste me pare.

Sipas policise kosovare, shperthimi u shkaktua nga nje granate dore, e cila u hodh para hyrjes se nje oficine.

Per pasoje pesuan deme materiale makina e pronarit te oficines dhe hyrja e saj. Burimet shtojne se mbi ngjarjen po hetojne agjentet e anti-krimit.

Top Channel