Shefi i Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove, Piter Feith ka deklaruar ne nje takim me kryeministrin Thaci se eshte koha qe ne Kosove te hapet nje kanal televiziv ne gjuhen serbe.

“Pakica serbe kerkon te informohet dhe argetohet ketu ne Kosove me gjuhen e saj. Nje kanal televiziv ne gjuhen serbe do te ishte mjaft i dobishem”, ka pohuar Feith.

Edhe kryeministri Thaci ka shprehur mbeshtetjen e qeverise se tij ndaj ketij projekti, duke nenvizuar se liria e shprehjes ne gjuhen amtare eshte nje detyrim kushtetues.

“Hapja e nje kanali televiziv te pavarur ne gjuhen serbe mbeshtetet nga te gjitha nivelet e qeverise. Ky projekt do te perkrahet fuqishem, pasi liria e shprehjes ne gjuhen amtare eshte nje detyrim kushtetues”, ka theksuar Thaci.

Top Channel