F1, Briatore kalon ne kundersulm

12/11/2009 11:10

Flavio Briatore, ish-menaxheri i Renault ne Formula 1, pas skandalit te aksidentit te trukuar te Piquet jr ne Cmimin e Madh te Singaporit 2008, ka kerkuar 1 milion euro demshperbim nga FIA.

Ai ka cuar ceshtjen ne gjyq me pretendimin se nuk jane ndjekur rregullat dhe procedurat e drejta per largimin e tij.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja britanike “The Guardian”.

Apelimi do te shqyrtohet nga “Tribunal de Grande Instance” ne Paris me 24 nentor.

Top Channel