Tepelene, abuzoi me te semuren mendore

11/11/2009 08:45

Tenton te perdhunoje nje 42-vjecare me probleme mendore, pranga nje 18-vjecari.

Arrestimi eshte bere rreth ores 20:00 te se henes nga policia e Tepelenes, pas denoncimit te bere nga familjaret e viktimes. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut Gjirokaster bejne te ditur se S.Ismaili, 18 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Arrez e Madhe te Komunes Luftinje, eshte prangosur per tentative perdhunimi.

Te njejtat burime saktesojne se rreth ores 14:00 te se dieles se kaluar, Ismaili ka marre me dhune nga banesa e saj shtetasen K.S, 42 vjece, e divorcuar, e semure me te meta mendore dhe e ka cuar ne nje banese te braktisur afer baneses se saj ne fshatin Arrez e Madhe.

Ne fillim agresori ka ushtruar dhune, duke i lidhur duart viktimes dhe me pas ka tentuar ta perdhunoje, por eshte ndaluar ne kohe nga familjaret e viktimes. Keta te fundit kane deklaruar ne polici se agresori e leshoi gruan, sepse u tremb pasi degjoi zhurmat dhe eshte larguar duke e lene me duar te lidhura ne banesen e braktisur.

Gruaja 42-vjecare jetonte e vetmuar ne njeren nga dhomat e baneses se prinderve dhe prej muajsh nuk dilte nga shtepia, pasi kishte kaluar ne depresion nga divorci. Agresori ka gjetur momentin qe ne banese nuk ishin familjaret e saj dhe e ka marre duke tentuar ta perdhunoje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta