Fier, ish-te perndjekurit: Pallati po shembet

11/11/2009 08:35

Godina e ish-konviktit te shkolles industriale, ku prej 19 vjetesh jetojne familjet e ish-te perndjekurve politike, rrezikon te shembet.

Ndonese specialistet e urbanistikes kane konfirmuar rrezikun e shembjes, asgje nuk eshte bere per rikonstruksionin e godines tejet te amortizuar.

Banoret ankohen se jetojne me vdekjen ne mes te shtepise, nderkohe qe autoritetet lokale tregojne se ndodhen ne fazen e fundit te procesit te privatizimit te godines ne fjale.
Ish-konvikti i shkolles industriale eshte nje godine trekateshe qe ndodhet ne afersi te qendres se qytetit te Fierit, rreth 300 metra larg bashkise.

Qe nga viti 1992, konvikti humbi funksionin e meparshem dhe u zaptua nga familjet e perndjekura gjate regjimit komunist. Fillimisht ne dhomat e konviktit u vendosen me shume se 80 familje, ndersa sot atje jetojne 50 familje me me shume se 260 fryme.

Shenjat e shembjes se godines jane te dukshme. Banoret tregojne se godina nuk eshte rikonstruktuar asnjehere, pasi edhe pronesia per te nuk u eshte njohur. Shkallet dhe muret kane te cara te dukshme, nderkohe qe dritaret dhe banja e perbashket ne cdo kat jane kthyer ne mjedise te rrenuara, ku cka eshte brenda duket jashte.

Ne katin e trete jetojne 8 familje, secila prej tyre ka me shume se pese anetare. Liri Salillari, njera prej banoreve, shprehet se bashkeshortin e ka te paralizuar dhe pese pjesetaret e tjere te familjes jetojne ne dy dhomat qe kane mundur te zaptojne. Por tani, pas afro 19 vjetesh, ajo thote se tavani i godines eshte ne prag shembjeje. Ajo thote se shirat e fundit kane ndikuar edhe me shume per kete fenomen.

“Jo vetem qe pikon, por ka krijuar te cara te thella ne tavan. Asnje nga dy dhomat nuk i kam te sakta. Vitin e fundit kane filluar edhe muret te cahen. Jetojme cdo dite me frike”, thote Liria.

Rubie Rama eshte nje tjeter banore e katit te fundit. “Kemi frike. Jemi 10 fryme ne nje banese me siperfaqe 50 metra katrore. Kur dalluam shenjat e para te shembjes, vendosem te flinim te gjithe ne korridor. Disa dite me vone e sfiduam friken dhe u rikthyem ne dhomat e cara dhe te demtuara. Tani me shume rrime zgjuar sesa fleme. Na sfiliti ankthi dhe frika e shembjes”, thote gruaja. Banoret thone se do ta padisin bashkine e qytetit nese ajo nuk merr masa te menjehershme.

Nga ana tjeter, ne Bashkine e Fierit, shefi i zyres juridike, Luan Cala, thote se bashkia eshte ne procesin e fundit te privatizimit te godines dhe me pas ka projekt konkret per te nderhyre, duke ndertuar nje pallat te ri, ku do te sistemohen keto familje.

Ndersa ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne Fier, kryeregjistruesi, Tomor Allkushi, eshte shprehur per gazeten “Shqip” se eshte perfunduar kalimi i godines ne pronesi te bashkise dhe tashme po behen aktet e pronesise per cdo familje. Ajo qe zvarriti me shume problemin ne fjale lidhet edhe me procedurat disavjecare te kalimit te ish-konviktit nga prone e Ministrise se Arsimit dhe Shkencave, ne pronen e bashkise se qytetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta