Nje qasje me ekologjike per bujqesine. Kete kerkon “Greenpeace” ne nje raport te shperndare sot ne te cilin perballen tema te krizes aktuale ushqimore dhe klimaterike.
Sipas dokumentit, bujqesia e tipit intensiv eshte nje nga shkaqet kryesore te ndryshimeve klimaterike dhe pergjegjese e 14 perqind te emetimit te gazit serre ne nivelin global.
Nderkohe bujqesia me qellime ekologjike do te pakesonte ne menyre domethenese impaktin mbi klimen.
“Eshte e nevojshme te ndryshohet kurs. Raporti i Kombeve te Bashkuara per gjendjen e bujqesise, tregon rrugen drejt revolucionit te vertete jeshil. Vetem duke investuar ne kulivime te tipit ekologjik do te jemi ne gjendje te vazhdojme te prodhojme per shekullin e ardhshem”, eshte shprehur nje prej eksperteve te “Greenpeace”, Federica Ferrario.
Top Channel