Schilling: Pavaresia e Kosoves, e pashmangshme
10/11/2009 12:45
“Pavaresia e Kosoves ka qene e pashmangshme, nuk ka pasur rrugezgjidhje tjeter, prandaj pavaresia eshte zgjidhje e perhershme per Kosoven dhe nuk do te kete kurre kthim prapa”.
Keshtu ka deklaruar ish-ministri ne kabinetin e kancelarit Kohl dhe ish-perfaqesuesi i BE per Bosnjen, Christian Schwarz Schilling ne nje interviste per mediat kosovare.
Schilling ka hedhur poshte opsionin e ndarjes, duke theksuar se Kosova eshte nje shtet qe ka hyre ne rrugen e konsolidimit.
“Kosova nuk mund te ndahet dhe sovraniteti i saj tashme eshte perligjur nga 63 shtete qe kane njohur pavaresine e saj”, ka theksuar Schilling.
Top Channel