Regjister kombetar per lindjet me probleme gjenetike

10/11/2009 08:10

Mbajtja e nje regjistri te posaçem per rastet e lindjeve me probleme, femijet qe lindin me defekte apo keqformime, do te ndihmonte ne analizen e thelle ne adrese te kesaj çeshtjeje.

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, ka qene dje i pranishem ne konferencen turko-shqiptare mbi shendetin riprodhues “Nga Adriatiku ne Kine”.

Ministri Vasili u shpreh se nje nderhyrje me shume rendesi do te jete edhe permiresimi i sistemit kombetar te informacionit shendetesor per te monitoruar dhe analizuar te dhenat lidhur me rastet e femijeve te lindur me defekte gjenetike dhe keqformime te klasifikuara sipas treguesve nderkombetare.

Gjate fjales se tij, ministri Vasili theksoi se Ministria e Shendetesise nder prioritetet e punes se saj ka pasur dhe ka vazhdimisht permiresimin e vazhdueshem te shendetit te nenes dhe femijes.

“Tashme eshte e njohur se treguesit lidhur me vdekshmerine amtare dhe feminore ne vendin tone gjate ketyre dhjete viteve te fundit kane pesuar nje ulje deri ne 1/2 e nivelit qe ishte para viteve ‘90. Kjo tregon se ne pergjithesi po ecim ne nje rruge te mbare, por keta tregues ende mbeten ne shifra te larta, pra kemi mjaft pune per te bere”, sqaroi ministri.

Sipas tij, eshte teper e rendesishme marrja e kujdesit dhe diagnoza e hershme e paralindjes, duke qene se shendeti i foshnjave varet ne pjesen me te madhe nga gjendja e tyre, qe ne periudhen kur ato konceptohen, duke pasur parasysh se fetusi me defekte te renda, ose me probleme te rritjes, mund te mos linde i gjalle.

Ministri Vasili gjithashtu vuri ne dukje se Ministria e Shendetesise, ne strategjine e saj 10-vjeçare te reformimit te sistemit shendetesor, i ka kushtuar nje prioritet permiresimit te vazhdueshem te shendetit te grave dhe femijeve dhe cilesise se jetes se tyre, duke ndikuar ne uljen progresive te vdekshmerise dhe semundshmerise se tyre.

Top Channel