Polemika e Berishes: Kuzhe nuk me flet kurre

10/11/2009 08:30

Besart Berisha nuk e ka pritur aspak mire lenien jashte Kombetares per miqesoren e 14 nentorit ne Estoni. Sfida qe do te luhet ne Talin do te hape nje cikel te ri per skuadren kuqezi, ne kuader te eliminatoreve te Euro 2012.

Natyrisht qe puna per edicionin e ri, detyra e vertete e trajnerit Josip Kuzhe ne krye te stolit, ka filluar me “spastrimin” e kontingjentit. Kroati 56-vjeçar deklaroi se nga ekipi kishte lojtare qe e kishin zhgenjyer, te cilet do te largoheshin dhe “viktimat” e para ishin mbrojtesi Elvin Beqiri dhe sulmuesi Berisha.

Per 24-vjeçarin, qe militon ne Bundesligen II gjermane me Arminian e Bielefeldit, kjo nuk eshte hera e pare qe mbetet jashte grumbullimeve.

Por, tashme ai ka vendosur te shprehe publikisht gjithçka qe mendon, edhe pse kjo perkthehet si polemike me trajnerin. Berisha nuk e kupton perse nuk thirret ne ndeshje te tilla, qe do te ishte mundesi ideale per te dhe per futbollistet qe kane pak hapesira ne perfaqesuese. “Momentalisht, as une nuk e kam te qarte arsyen perse jam jashte Kombetares. Nuk e di çfare kerkon trajneri Kuzhe.

Ai asnjehere nuk flet me mua, por as me te tjeret ne skuader. Po vazhdoj te stervitem rregullisht. Megjithate mendoj se disa direktiva mund te ishin te vlefshme: te me thoshte se ku duhet te perqendrohem me shume, ne menyre qe te permiresohem”, ka deklaruar lojtari.

“Personalisht po pres keshilla dhe udhezime per te ardhmen, por askush nuk ka biseduar me mua. Ne vend qe te me ftonin ne kete ndeshje, ne menyre qe te kisha me shume minuta ne dispozicion, me lane jashte ekipit. Keshtu kishte ndodhur edhe ne miqesoren me Qipron. Nuk arrij t’i kuptoj keto zgjedhje”.

Ish-lojtari i Hamburgut dhe Bernlit e sheh veten si pjese e brezit te se ardhmes se Shqiperise dhe kjo eshte arsyeja perse kerkon te grumbullohet rregullisht.

“Une dhe disa futbolliste te tjere jemi e ardhmja e Kombetares. Mendoj se per moshen qe kemi duhet te na kushtohet me shume vemendje.Prej 3-4 vitesh jam pjese e skuadres dhe duhet te kem trajtim me te mire, te flasin me shume me mua. Nevojiten rregulla profesionale, ndoshta duhet ndonje marreveshje, ndonje mirekuptim. Keshtu nuk shkon”, vazhdoi Berisha.

Kosovari rrefeu edhe se ne ndeshjen e fundit eliminatore te Boterorit 2010 me Suedine, trajneri Kuzhe i kishte premtuar se do ta aktivizonte, por kjo nuk ndodhi. Por, pavaresisht besimit te paket, Berisha thekson se eshte gjithmone i gatshem te jape kontributin e tij per kuqezinjte, sa here t’i jepet mundesia.

Mosgrumbullimi i sulmuesit lidhet edhe me faktin se ai nuk ka hapesira as tek Arminia. Ekipi po shkelqen dhe trajneri i beson vetem formacionit te pare, por Berisha nuk e mendon largimin: “Do te pres shansin tim. Me pelqen projekti i klubit, do ta respektoj kontraten qe zgjat dy vjet e gjysme”.

Top Channel