
Presidenti amerikan Barack Obama ka pritur ne nje takim ne Shtepine e Bardhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ne kuader te perpjekjeve te SHBA per te rifilluar procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Bisedimet ne Uashington u zhvilluan ne nje moment tensioni pasi Netanyahu vazhdon te refuzoje te ndaloje ngritjen e vendbanimeve izraelite ne Bregun Perendimor dhe Jeruzalem.
Sipas mediave nderkombetare, takimi ishte i pazakonte, ne te nuk u bene foto, nuk u thirr shtypi dhe gjithcka u zhvillua me dyer te mbyllura.
Kjo ishte vizita e dyte e kryeministrit Netanyahu ne Shtepine e Bardhe, qe kur Barack Obama mori detyren si president 9 muaj me pare.
Korrespondentet thone se dy bashkebiseduesit diskutuan per rreth dy ore, por shume pak gjera dolen nga takimi, te cilat u pasqyruan ne nje deklarate modeste te selise presidenciale ne Uashington.
Top Channel