Ngerci ne KLD, Spahiu: Me pare ligji

10/11/2009 19:35

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu ne nje interviste te dhene per Top Channel ka deklaruar se, per zgjedhjen e anetareve te ri te KLD-se nga Konferenca Gjyqesore, duhet pritur miratimi i ketij ligji ne parlament. Per numrin dy te KLD-se, ligjerisht edhe pse u ka mbaruar mandati ne kohe disa prej anetareve, ata jane te ligjshem deri ne momentin kur te zgjidhen te tjeret.

“Situata ka vetem nje zgjidhje qe projektligji i hartuar nga Ministria e drejtesise te kaloje gjithe fazat dhe etapat e nje procesi ligjor, te miratohet nga Keshilli i Minstrave, te kalohet ne komisionin e ligjeve dhe me pas te miratohet ne Parlament. Nje anetar i KLD-se ne baze te ligjit 7 te KLD-se, i perfundon mandati kur emerohet anetari i ri i KLD-se qe e zevendeson ate”, shprehet Spahiu.

Por a mund te zhvillohet kjo konference pa patur nje ligj per te. Sipas Spahiut ligjshmeria e saj varet nga Gjykata Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar antikushtetues ligjin per Konferencen Gjyqesore dhe ne keto kushte Konferenca Gjyqesore nuk ekziston”, pohon numri 2 i KLD-se. Te mbledhur te henen me urgjence, gjyqtaret kane vendosur te therrasin nje konference te jashtezakonshme ne daten 5 dhjetor per t’i dhene zgjidhje edhe ceshtjes se ngercit ne KLD.

Per numrin dy te KLD-se, ligjerisht edhe pse u ka mbaruar mandati ne kohe disa prej anetareve, ata jane te ligjshem deri ne momentin kur te zgjidhen te tjeret.

“Situata ka vetem nje zgjidhje qe projektligji i hartuar nga Ministria e drejtesise te kaloje gjithe fazat dhe etapat e nje procesi ligjor, te miratohet nga Keshilli i Minstrave, te kalohet ne komisionin e ligjeve dhe me pas te miratohet ne Parlament. Nje anetar i KLD-se ne baze te ligjit 7 te KLD-se, i perfundon mandati kur emerohet anetari i ri i KLD-se qe e zevendeson ate”, shprehet Spahiu.

Por a mund te zhvillohet kjo konference pa patur nje ligj per te. Sipas Spahiut ligjshmeria e saj varet nga Gjykata Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar antikushtetues ligjin per Konferencen Gjyqesore dhe ne keto kushte Konferenca Gjyqesore nuk ekziston”, pohon numri 2 i KLD-se. Te mbledhur te henen me urgjence, gjyqtaret kane vendosur te therrasin nje konference te jashtezakonshme ne daten 5 dhjetor per t’i dhene zgjidhje edhe ceshtjes se ngercit ne KLD.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta