Montezemolo i sigurt: Do fitojme boterorin
10/11/2009 16:00
Presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo ka mbajtur nje leksion me rastin e fillimit te sezonit ne Akademine Navale te Ankonas ku natyrisht nuk harroi te fliste edhe per sezonin e ardhshem te kokekuqes.
“Vitin tjeter jam i sigurt se do fitojme kampionatin. Duhet ta bejme nje gje te tille. Me ne fund rregullorja eshte e qarte dhe cdo gje transparente. Do fitojne me te miret dhe mund te them me qetesi se ata jemi ne”, pohon Montezemolo me krenari.
Ne vijim, ai ka shtuar se tashme qe kampionati perfundoi, inxhinieret do perqendrohen tek puna per makinen e re. “Duhet te jemi protagoniste ashtu sic kemi qene gjate 10 viteve te fundit ku kemi fituar 8 boterore”, shton bosi i skuderise nga Maranello.
Top Channel