
Liverpul nuk arrin te fitoje edhe ne Premier Lige. Pas zhgenjimit ne Champions, skuadra e drejtuar nga Benitez ka barazuar 2-2 ne Anfilld me Birmingemin.
Vendasit e Liverpul kaluan te paret ne avantazh me Ngog, por nuk arriten te ruajne kete rezultat. Lojtari i Birmingemit, Benitez perfiton nga nje rremuje ne zonen e Liverpulit dhe barazon, nderkohe qe pak sekonda para perfundimit te pjeses se pare Zherom me nje supergol kalon Birmingemin ne avantazh.
Ne pjesen e dyte erdhi dhe barazimi i rezultatit me kapitenin Xherard me 11 metersh.
Kjo pike nuk i ka kenaqur shume tifozet e Liverpool te cilet kane fershellyer pas ndeshjes lojtaret dhe trajnerin e skuadres Rafael Benitez.
Pas kesaj ndeshje Liverpul gjendet ne vendin e 7 me 19 pike, 11 pike larg Celsit kryesues, ndersa Birmingem ngjitet ne kuoten e 13 pikeve.
Top Channel